Si të bëni foto më të mira? Bëjeni pronën tuaj të shkëlqejë! - RE/MAX Vizion

Si të bëni foto më të mira? Bëjeni pronën tuaj të shkëlqejë!

 Të bësh foto të bukura dhe ta prezantosh pronën siç duhet në treg është një art më vete. Kërkohet një përgatitje e kujdesshme, mjetet e duhura si dhe vëmendje ndaj detajeve. 

Agjenti juaj i RE/MAX do t’ju ndihmojë ta bëni gati pronën për ta prezantuar në treg si dhe të bejë fotot me një profesionist në mënyrë që prona juaj të shkëlqejë. 

 Më poshtë është një listë me gjërat që duhen për t’a bërë gati pronën tuaj për foto: 

 

1 * Hiqni të gjitha gjërat personale

Blerësit kanë nevojë ta projektojnë veten në shtëpinë e re, dhe jo të ndihen si në shtëpinë e dikujt tjetër Ndaj, sigurohuni që të largoni cdo gjë personale, si foto familjare etj.

 

2 * Shfrytëzo të gjitha hapësirat.

Shmangni sa të mundeni lënien e hapësirave boshe. Përkundrazi, tregojini blerësit potencial sesi mund të përdoret cdo hapësirë – mbase duke krijuar një zonë leximi ose një kënd relaksi.

 

3* Bëjini gjërat të duken sa më natyrale.

Kini parasysh që ngjyrat natyrale dhe jo të ndezura preferohen nga më shumë njerëz. Mbajeni këtë parasysh që tek lyerja e mureve e deri tek ngjyra e mobilieve.

 

4* Mobilimi? Sa më pak më mirë.

Sa më pak mobilje do ta bënin pronën të duket më spacioze.Megjithatë, pa mobilje fare do ta bëntë një pronë të dukej edhe më e vogël. Ndaj, sigurohuni të gjeni balancën e duhur.

 

5* Ndriçimi!

Një ndriëim i mirë ndihmon për të krijuar një iluzon për hapësira më të mëdha. Ndaj lini sa më shumë ndriçim natyral të jetë e mundur dhe përdorni ndriçim ekstra në cdo dhomë.

 

6* Kushtojini vëmendje hapësirave ndërmjet dhomave.

Hollet dhe shkallët shpesh i japin një shtëpie karakter. Ndaj mos i harroni këto hapësira për t’i bërë të duken sa më bukur

 

7* Shtoni ca ngjyra për gjallëri.

Ndërkohë që ngjyrat neutrale preferohen nga një grup më i gjerë blerësish, shtimi i disa ngjyrave do t’i jepnin jetë shtëpisë dhe fotove të saj. Mund të jenë lule, fruta ose piktura – por pa e tepruar!

 

8* Kujdes me pasqyrat!

Pasqyrat i japin dritë ambientit të brendshëm dhe e bëjnë të duket më i madh. Por kujdes të mos duket njeri kur të shkrepni fotot.

 

9* Kushtojini rëndësi sezonit.

Merrni avantazhet e çdo kohe të caktuar të vitit.
Nëse është verë, bëni foto të jashtme të oborrit ose zonës përreth. Nëse është dimër, krijoni një ambient të ngrohtë, sikur edhe një batanije të trashë në një cep të divanit.

 

10* Bëni sa më shumë foto!

Qoftë kur bëni vetë foto ose me profesionist – Sigurohuni të keni foto mjaftueshëm dhe të një rezolucioni të mirë që të keni mundësi zgjedhje.

 

Prezantojeni pronën tuaj me foto impresionuese dhe inspiruese.
Çdo agjent i RE/MAX Vizion do t’ju ndihmojë që prona juaj të prezantohet denjësisht në treg, duke bërë kështu diferencën ndaj pronave të tjera!