8 GABIMET QË MUND TË BËJË NJË BLERËS KUR BLEN PRONEN E TIJ TË PARË - RE/MAX Vizion

8 GABIMET QË MUND TË BËJË NJË BLERËS KUR BLEN PRONEN E TIJ TË PARË

  1. Të kafshosh më shumë sesa mund të përtypësh

Blerja e një shtëpie është një angazhim i madh financiar, prandaj sigurohuni që ta përballoni atë. Si blerës i pronës suaj të parë, mund të keni krijuar ëndërra dhe mund të keni në mëndje një shtëpi revistash, por kërkimi në treg do t’ju kthej në realitet duke kuptuar se shtëpitë e revistave janë shumë larg realitetit që tregu ofron, dhe për më tepër, janë shumë të kushtueshme.  Ndaj, tregohuni racional dhe shikoni vetëm prona të cilat ju keni mundësi ti përballoni, duke mos e sforcuar shumë veten për të dalë jashtë mundesisë dhe buxhetit që keni në dispozicion. Në të ardhmen, ju mund të keni mundësi të shisni këtë pronë dhe të blini një pronë akoma më të mirë, me një buxhet më të lartë Keshilla jonë:”mos u përpiq të kafshosh më shumë  sesa mund të përtypësh”.

2.   Mos mbajtja shënim e cdo gjëje.

Nën kushtet e duhura të tregut, negociatat mund të jenë pjesë e planit tuaj të blerjes. Çdo kusht i blerjes dhe shitjes duhet të jetë në letër. Nëse nuk është në kontratë, nuk llogaritet. Kontrata juaj është mënyra juaj e vetme e ndarjes së përgjegjësisë së blerësit dhe shitësit. Një agjent i pasurive te paluajtshme ka pervojën dhe eksperiencën e duhur  t’ju ndihmojë, t’ju këshillojë dhe të negociojë në favorin tuaj.

 

3. Të vizituarit shumë prona

Mos bëni gabim!

Padyshim që tregu ofron shumë prona në zonën që ju po kërkoni për të blerë. Kjo në menyrë të pashmangshme së pari do tju merrte shumë kohë, do tju lodhte më kot të parit e shumë pronave që as përputhen me kriteret që ju po kërkoni por mbi të gjitha do tju konfuzonte akoma më tepër dhe me gjasa do të filloni të harroni kriteret për të cilat në fillim keni qënë I qartë që I keni dashur në shtëpinë tuaj të re.

Gjithashtu, në përpjekje për të parë shumë mund të ndodhë pikërisht në këtë kohë të humbisni një pronë shumë  të  mirë të cilën në  kushte të tjera do ta kishit blerë, por për shkak të mëndësisë për të parë shumë prona para se të vendos mund të jesh duke humbur nje rast ideal…dhe na besoni kjo ndodh shpesh!

Dhe lajmi I keq është se nuk ka më kthim pas.

Një agjent i pasurive të patundshme ka eksperiencën dhe përvojën e duhur për tju prezantuar opsionet më interesante dhe të ngjashme me kërkesën tuaj në mënyrë qe ju të mos vizitoni prona që nuk kanë interes për ju apo prona që dalin përtej buxhetit dhe pritshmërive tuaja.

 

 

4.   Të mos parit opsione të mjaftueshme

Më siper dhamë këshillën mos shikoni më shumë prona sesa duhet por kjo sdo të thotë të mos shikosh mjaftueshëm.  Ndaj lejojini vetes të shikoni aq sac është e këshillueshme për të parë. Këshilla jonë është, përpara se të vendosni për të hulumtuar tregun, sigurohuni të keni të qartë kriteret me të cilat nuk do të donit të bënit kompromis, mund të jetë orientimi, kati ose dicka tjetër. Ama shkruajini këto kritere dhe kijini të qarta sa hëre shikoni një opsion.

Meqënëse jeni duke blerë shtëpinë tuaj të parë dhe vecanërisht nëse jeni duke u shpërngulur në një lagje të re por nuk e keni vendosur cila është lagjia që do të donit të banonit, jini mëndjehapur të merrni edhe sugjerimet e një konsulenti të pasurive të patundshme I cili do tju japi një orientim më të mirë në lidhje me avantazhet dhe disavantazhet e një zone, nëse jeni në mëdyshje midis dy zonave shikoni disa prona në të dyja zonat për të bërë edhe ju krahasimin…dhe vendosni ku do të perqëndroheni.

Merrni parasysh fasilietet që ofron zona , të tilla si shërbimet që janë pranë, hapësirat e gjelbërta, parqet nëse jeni familje e re, cerdhe, kopësht, shkolla, transportin publik si dhe parkimin. Na besoni duken sikur s’janë shumë të rëndësishme por jua vështirsojnë përditshmërinë si dhe janë pikërisht këta faktorët që do tja rrisin vlerën shtëpise suaj nëse në nje moment te dytë do të konsideroni ta shisni.

 

5.    Mos llogaritja e kostove “ekstra”

Cmimi I blerjes së një prone nuk është vetëm ajo cka përfaqëson vetë pronën. Shpesh na ndodh që blerësit që blejnë për herë të parë as nuk e kanë dijeninë për vlerat e tjera qe do tju kushtojë blerja e prones. Konsulenti I pasurive të paluajtshme do tju japi një orientim lidhur me kostot e fshehura të një transaksioni dhe do tju njohi me vlerën reale të blerjes së një prone.   

Ketu përfshihen kostot si regjistrimi në hipotekë, kontrata e shit-blerjes dhe aktet e tjera noteriale, nëse jeni kredimarres keni edhe disa kosto te tjëra shtesë, libreza e ujit dhe dritave, kalimi I fondit nga një bankë në një tjetër etj.

Sigurohuni që t’i keni përllogaritur mirë të gjitha kostot përkatëse!

 

6.   Mos pasja e një kapitali fillestar

Pjesa më e madhe e blerësve e sigurojnë fondin e duhur për blerjen e një prone nëpërmjet financimit bankar. Nderkohë që të gjitha bankat e nivelit të dyte kanë pothuajse të njejtat kushte (me dallime të vogla ndërmjet tyre), të gjitha bankat kanë kushtin e të pasurit një pjesë të kapitalit fillestar cash. Kjo do të thotë që nëse ju po kërkoni të blini një prone me një vlerë të caktuar do të duhet ta keni 20- 30% te kësaj vlere, dhe pjesën tjetër ta kërkoni financim nga banka.

Nëse ju nuk e keni këtë pagesë minimale atëherë kjo mund të jetë një tregues që ju jeni duke kërkuar për të blerë përtej kapacitetit dhe mundësisë suaj. Nëse nuk jeni në gjëndje ta ruani këtë sasi minimale, kjo mund të jetë një tregues që jeni duke blerë përtej kapacitetit tuaj financiar. Kjo ka dy zgjidhje, e para do të duhet të ulni buxhetin për tu përshtatur me mundësitë tuaja financiare dhe e dyta mund të prisni për të blerë në një moment të dytë deri sa të keni kursyer për të bërë atë 20-30 % që ju mungon. Por kjo e fundit mund t’ju rriskonte për faktin që nderkohë që ju prisni të kurseni, cmimet e pronave mund te rritën. Këshilla jonë është, para se të shikoni për një pronë me një buxhet të caktuar, bëni nje takim me një këshillues kredie në një prej bankave në qytetin tuaj.

 

7.   Mos bëni ndryshime të mëdha në jetën tuaj ndërkohe që keni aplikuar për një kredi hipotekore

Pasi të keni paraqitur aplikimin tuaj në banke, shmangni ndryshimin e profesionit ose institucionit ku punoni, blerjet e gjërave me vlerë të lartë, pushimet e shtrenjta ose marrjen e një kredie tjetër.

 Këto të gjitha mund të ndryshojnë pasqyrën tuaj financiare dhe mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për t’u kualifikuar për kredinë ose fondin për të cilin keni aplikuar për të marrë nga banka.

 

8.   Shmangia e para-kualifikimit për financimin

Sic po e shikoni, sërish po përmendim rëndësinë e parakualifikimit, për vlerën që ju dëshironi të kreditoni nga banka. Kjo për rëndësinë që ka ky hap, si hapi I cili do të përcaktojë vijim ose jo të procesit të blerjes së një prone.

Parakualifikimi për kredi në fakt duhet të fillojë përpara se procesi I të kërkuarit të një prone, pasi është pikërisht parakualifikimi ai që do të përcaktojë vlerën që ju keni mundësi të përballoni. Në fund të fundit është buxheti ai që do të përcaktojë zonën ku ju mund të blini një pronë.  

Këshilla jonë është, mos humb kohë duke parë prona pa bërë një parakualifikim me një keshillues kredie në një prej bankave në qytetin tuaj.

 

Nëse jeni duke kërkuar për një pronë, do të ishim te gatshëm tju ndihmonim me konsulencën e një prej pjesëtarëve të ekipit të RE/MAX Vizion, të cilët kanë disa vite eksperiencë në fushën e pasurive të paluajtshme:

 

RE/MAX Vizion

Zyra 1 Komuna e Parisit përballë Big Market, Tiranë

Zyra 2 Rr. Kavajës, Kompleksi Delijorgji Tiranë

Email: info.vizion@remax-albania.al

Tel: 0674050133

Leave a Reply