DILEMA E MADHE: TE BLEJ APO TE MARR ME QIRA, CILA ESHTE E DUHURA PER MUA? - RE/MAX Vizion

DILEMA E MADHE: TE BLEJ APO TE MARR ME QIRA, CILA ESHTE E DUHURA PER MUA?

Kjo është një pyetje që shumica e Shqipëtarëve ja bëjnë vetes në një pikë të jetës së tyre: të marr me qira apo më mirë të blej një apartament? Ata që zgjedhin rrugën e marrjes me qira të një prone pyesin veten nëse po shpenzojnë para. Ndërkohë që, ata që blejnë mendojnë nëse investimi I tyre do të jetë i duhuri në të ardhmen.

Pavarsisht se është e qartë që të pasurit nën pronësi një pronë ka benefitet e veta, vendimi për të blerë apo për të marr me qira është një vendim personal I cili varet nga një mori faktorësh.

A ËSHTË VENDIMI I DUHUR PËR TË BLERË?

4 FAKTORËT QË DUHET TË MERRNI NË KONSIDERATË

KUSHTET E TREGUT:  Si janë cmimet e pronave në tregun tuaj? Është e rëndësishme të kuptoni sesi faktorët lokal mund të ndikojnë në cmimet e pronave përpara se ju të vendosni të merrni me qira apo të blini një pronë.

STABILITETI NË PUNË: A keni një punë stabël? A keni plane afatshkurtëra dhe afatmesme për të lëvizur jashtë? Nëse jeni në një punë stabël, e njihni mirë profesionin tuaj dhe nëse nuk keni në plan për të shkuar jashtë Shqipërie atëherë të blerit një pronë mund të jetë vendimi I duhur. Ndërkohë që nëse asnjëra nga sa më sipër nuk është e sigurt atëherë qiramarrja do të jetë opsioni për tu marrë në konsideratë.

STADI I JETËS: Në cfarë stadi të jetës jeni? Nëse keni familje, blerja e një prone mund t’ju sigurojë stabilitet, ndryshe nga disa pasiguri që shoqërojnë qiramarrjen.
KUALIFIKIMI PËR KREDI: Nëse jeni lehtësisht I kualifikueshëm për financim nga banka dhe keni të paktën 25% të vlerës së pronës të kursyer mënjanë, atëherë blerja e një prone mund të jetë opsioni më I mirë për ju.

3 BENEFITET E PRONËSISË SË NJË PRONE

INVESTIMI: Pagesat mujore do të shkojnë për kredinë tuaj dhe jo në xhepin e qiradhënësit tuaj. Madje në fund prona është e juaja jo e qiradhënësit tuaj J

Ne përdorim një shprehje: Mos paguaj kredinë e qiradhënësit tënd, paguaj tënden!

CILËSIA E JETËS: Pronësia të ofron një lloj stabiliteti dhe kontrolli që shpesh qiramarrja nuk ta ofron. Për më tepër nuk ka më mirë se të kthehesh nga puna në shtëpinë tënde.

LIRI: Kur prona është e juaja ju s’keni nevojë për të marrë leje për të lyer muret apo për të bërë ndryshime në pronë. Keni lirinë për të vendosur cfarë të bëni pa marr lejen e dikujt tjetër.

Si mund t’ju ndihmojë RE/MAX Vizion?

Konsulentët tanë janë profesionistë me eksperiencë disa vjecare në fushën e pasurive të paluajtshme të cilët mund t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse blerja e një prone është vendimi që ju përshtatet. Nëpërmjet portofolit të larmishëm mund t’ju ndihmojnë t’ju gjejnë pronën që është më e përshtatshme për nevojat tuaja. Ne gjithashtu kemi krijuar një guide e cila ju shpjegon të gjitha kostot që lindin nga pronësia e një prone.

Për më tepër kontakto një nga zyrat tona:

RE/MAX Vizion

Zyra 1 Komuna e Parisit përballë Big Market, Tiranë

Zyra 2 Rr. Kavajës, Kompleksi Delijorgji Tiranë

Email: info.vizion@remax-albania.al

Tel: 0674050133

Leave a Reply