Konsulentja  numër 1 te Top 10 Agents për 6 mujorin e parë të vitit 2019 - RE/MAX Vizion

Konsulentja  numër 1 te Top 10 Agents për 6 mujorin e parë të vitit 2019

Elona Dushku, vjen nga një eksperiencë e mëparshme në fushën e drejtësisë, avokatisë, përmbarimit dhe noterisë.

Elona Dushku i është bashkuar RE/MAX Vizion që prej fillimit të hapjes së zyrës, duke qënë kështu agjentja e parë e zyrës. Me një eksperiencë 2 vjecare në këtë industri, mund të themi me bindje që Elona është një prej konsulenteve më të mira të real estate në Shqipëri. 

renditur si konsulentja numërte Top 10 Agents përmujorinparë të vitit 2019. 

Kemi pasur mundësinë nga koha e saj impenjative, të bëjmë disa pyetje lidhur me eksperiencën e saj në këtë industri


1.Kush ju shtyu të jeni pjesë e real estate?

Miq që e bënin këtë punë, ma sygjeruan që do gjendesha mirë me karakterin që kam.


2.Pse RE/MAX Vizion?

Para se të bëhesha pjesë e kësaj industrie bëra kërkimet e mia mbi real estate në Shqipëri. Mendova dhe veprova. Nëse do të kisha sukses dhe të jepja nga vetja më duhej një këshilluese e mirë që kishte dhe jepte eksperiencën e saj në këtë industri.




3.Pse ju pëlqen kjo industri?

Eshtë e vetmja punë ku ti mund ta përcaktosh vet pagën tënde. Ke mundësinë të jesh gjatë gjithë kohës në trajnime të vazhdueshme.Për sa kohë punoj akoma, më jep kënaqësi si shërbim dhe kjo punë fal këshillimit ke mundësi të gjenerosh të ardhura.

4.Cila ka qënë sfida më e madhe në fillimet e tua në këtë industri?

Përballja me tregun e lirë, dhe krijimi i një portofoli të pasur pronash.

5.Nëse do të ktheheshe sërish pas në kohë, do ta zgjidhje sërish këtë industri? Pse?

Pa dyshim po. Sepse e para e dua punën, më pëlqen t’i dedikohem mjaftueshëm. Kam vullnetin e mirë ti përkushtohem, dhe mbi të gjitha jam një njohëse e mirë e tregut.

6.Cila mendoni se është pikë e fortë për të pasur sukses në këtë industri?

Të jesh vetvetja. Të japësh shërbime profesionale lidhur me pasuritë e patundshme.

7.Cili është mesazhi për të rinjt e kësaj industrie?

Si fillim, mund të them që kjo është një punë që nuk mund të bëhet part time. Gjeni këshilluesin e duhur për t’iu dhënë drejtimin e duhur për të pasur sukses. Njihuni me tregun, përfshihuni në komunitet. Mësoni artin e shitjes dhe negocimit. Shfrytëzoni mundësine  qe iu jepet.

Leave a Reply