A janë në të vërtetë, komisionet e  Agjentëve Imobiliar shumë të larta? - RE/MAX Vizion

A janë në të vërtetë, komisionet e  Agjentëve Imobiliar shumë të larta?

Kur zgjidhni një doktor për të bërë një kirurgji në zemër, cilat janë kriteret që shihni para se të bëni zgjedhjen e kirurgut te duhur?

Po nëse doktori më i lirë të shpjegon se arsyeja që ka cmim të përballueshëm është se shumicën e procedurës duhet ta bëni vetë. Ata do të japin të gjitha mjetet e punës, si dhe një video tutorial, por do të duhet ta bëni ju vetë ndërhyjen kirurgjikale në zemër. Do ta bënit? 

Ndërkohë që shitja e shtëpisë tuaj nuk është një proces që të rrezikon jetën, mbetet një prej vendimeve më të mëdha financiare që do të bëni ndonjëherë në jetën tuaj dhe të familjes suaj.

Ju jeni kurdoherë të lirë të zgjidhni një agjent imobiliar me cmime te ulta ose ta shisni pronën në mënyrë private, por duhet të kuptoni që është një rrezik që duhet ta merrni duke marrë parasysh që prona juaj mund të rrijë për një kohë të gjatë në treg, dhe kjo për dy arsye kryesore. E para, është marketimi i pronës në formën, menyren dhe kanalet e duhura, një eksperiencë që një agjent imobiliar e ka dhe e dyta, cmimi i pronës. Vendosja e cmimit të pronës do të percaktojë 2 faktor të tjerë të rëndësishëm, sic janë, koha dhe cmimi final i shitjes. Në cdo rast , një cmim i lartë zgjat kohën e shitjes së pronës dhe prona zakonisht shitet për një vlerë me të ulët sasa po të kishte dalë në treg me cmimin e duhur, dhe kush më mirë se një agjent imobiliar profesionist është më i mirëinformuar për tregun aktual, kjo demonstruar edhe nëpermjet CMA (Analiza Krahasuese e Tregut)

Ekpertiza vlen me teper se oretpunes.

Në mënyrë që të justifikojë vleren e komisionit, shumë shitës bëjnë gabimin që i japin agjentit detyra që të justifikohet pagesa. Atë që ata nuk kuptojnë është se shitësit nuk po paguajnë vetem numrin e orëve të punës, sasin e email te dërguar apo sa shoqërime ka bërë agjenti në pronë.

Në vënd të këtyre shitësi paguan komisionin për ta shitur pronën në cmimin më të mirë të mundshëm. Nësë një profesionist i real estate e arrin këtë gjë që në ditën e parë të listimit të pronës, nuk e bën punën e agjentit me pak të vlefshme. Në fakt është e kundërta , shumë shitës do të ishin shumë të lumtur të paguanin  më shumë komision vetëm që prona të shitet në një kohë sa më të shkurtër.

Konsidero cfarë mund të humbasësh.

Statistikisht, ka më shumë mundësi që prona të kap cmimin e dëshiruar në 3 muajt e parë të listimit. 

Më pas, shitësit janë të detyruar te ulin cmimin e pronës, ndonjëherë deri ne 10% për të tërhequr klient. Një profesionist i real estate ka më shumë shance për të shitur se një pronar që do të shes vetë pronën duke qënë se nuk kanë të njëjtin nivel marketingu dhe besueshmërie në treg. 

Portalet per shitjen e pronave, filluan si  një platform për pronarë qe duan të shesin vetë, por është ndryshuar me kalimin e kohës si një platformë reklamimi pronash nga agjenci me reputacion në treg. Kjo ndodhi për arsyen se ata e kuptuan që me tregun aktual të pronave, promovimi i pronave nga nje agjenci imobiliare dhe nga nje agjent kishin nje tjeter standard, duke e bere pershkrimin dhe fotot profesionale si dhe tregu orientohej me teper tek profesionistet te cilet kane bërë edhe një kontroll të gjithë dokumentacionit dhe informimin e shitësit për hallakt e shitjes si dhe detyrimet që lindin nga shitja e një prone. Nëse mendoni që një agjent imobiliar po ju kushton 3% te vlerës së shitjes së shtëpisë, do të duhej të mendonit në fakt qe ai mund ‘tju ketë kursyer 6 % te cmimit te shitjes, plus angarinë dhe stresin që vetë procesi i shitjes së pronës mbart. 

.

Pagesashërbimit për një konsulent të specializuar.

Në lidhjen midis përdorimit të resurseve të shumta dhe reputacionit të vendosur nga kompania e real estate, se pari duhet të keni parasysh që markat imobiliare botërore mbartin me vete eksperiencën ndër vite, kësisoj nje agjent profesionist ka kaluar një proces kualifikimi në sitat e sistemit per t’u kualifikuar e për të qënë pjesë e kësaj kompanie, si dhe merr trajnime të posacme, intensive lidhur me procesin e shit-blerjes së një prone. Shitësit paguajnë për të gjithë këto resurse dhe aftësi te specializuara kur bjene partneritet me një agjent imobiliar, kështu që shitësit duhet të konsiderojnë të paguajnë komisionin njësoj sic paguajnë për ekspert të fushave të tjera.

Nuk je i bindur? Atëherë gjej një Agjent tjetër.

Jo gjithë Agjentet e real estate janë të pergatitur njësoj. Do të dukej e paarsyeshme të punosh me një Agjent dhe ti paguash 3% e cmimit të shitjes kur ju kuptoni qe ai/ajo nuk është i duhuri për të bërë të mundur shitjen e pronës suaj.

Megjithatë, kur një agjent ju afrohet dhe thotë që ka mbështetjen e një kompanie të madhe real estate, me akses në trajnime internacionale dhe material të ndryshme marketimi, do të ishit më të bindur nga shërbimi që ofron agjenti? Cfarë ndodh kur i njëjti agjent te shton vlera të tjera si për shëmbull nqs ata kanë shitur 10 shtëpi ne 6 muajt e fundit, ose që kanë më shumë pjesë të tregut në krahasim me konkurencën? Shumë e thjesht, nqs agjenti nuk është i aftë t’ju bindi pse tarifon nje komision të caktuar, atëherë duhet të kërkoni për një agjent tjetër.

Në përmbyllje të ketij shkrimi dëshirojme të ndajmë me ju një statistikë: 

RE/MAX Vizion realizon deri në 67 Transaksione në muaj. Kemi një staf profesionistesh prej më teper se 25 konsulent imobiliarë, me trajnimet më të mira dhe plane marketimi specifik për pronën tuaj. Ndaj, nëse dëshironi të shisni apo jepni me qira një pronë, besojmë se do te duhet të zgjidhni ata që kanë rekorde shifrash dhe besueshmërinë e blerësve dhe qiramarrësve të tregut vendas dhe të huaj.

Jemi te disponueshem t’ju përgjigjemi ne kohën më të shpejt!


Mos ngurroni! Mjafton një telefonatë në 0674050133 dhe shitja apo dhënia me qira e pronës suaj është më afër se kurr më parë!

Leave a Reply