10 këshillat kryesore si të jeni më të vëmëndshëm ndaj detajeve të një prone! - RE/MAX Vizion

10 këshillat kryesore si të jeni më të vëmëndshëm ndaj detajeve të një prone!

Kur jeni duke kërkuar për një shtëpi të re, pavarsisht se blerja e një prone duket si nje vendim rracional, në fakt përfshirja emocionale është mëse normale. Në fakt duhen më pak se shtatë sekonda për të marre një përshtypje të parë nga një pronë, por një vendim shume i shpejtë mund të bëje të pendoheni për zgjedhjen tuaj. Për të shmangur këtë, ne kemi renditur një listë me dhjetë këshillat kryesore që duhet të dini para se të lini një shoqërim për të pare nje pronë.

Vendndodhja

Ka shumë gjëra që mund të ndryshohen, azhornohen ose përmirësohen pasi të keni blerë një shtëpi, por vendndodhja nuk është një prej tyre. Ju duhet të mendoni për afërsinë me punën, shkollat dhe atraksionet e tjera që vizitoni shpesh dhe gjithashtu të hulumtoni çdo zhvillim të ri ose ndryshime që mund të ndodhin në zonë në të ardhmen.

Erërat

Aromatizuesit dhe dritaret e hapura mund të pastrojnë aroma të caktuara por është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje çështjeve të tjera të mundshme. Për shembull, nëse vëreni një erë lagështie, kjo mund të nënkuptojë se shtëpia ka ventilim të dobët ose probleme me mykun.

Ndriçimi

Ndriçimi natyror është diçka që shpesh neglizhohet kur jeni duke kërkuar për të blerë, veçanërisht nëse jeni duke parë një shtëpi gjatë natës, ose në mes të dimrit. Mendoni se sa i rëndësishëm është ndriçimi natyror për ju dhe planifikoni kohën tuaj per ta pare kur ndriçimi do të jetë optimal.

Forma dhe madhësia e dhomave

Eshtë e rëndësishme të shikoni mirë planimetrine e dhomave për t’u siguruar që jo vetëm ju, por edhe mobiljet tuaja mund të përshtaten lirshem në hapësirë.

Parkimi

A ka hapësirë të mjaftueshme për të gjithë familjen tuaj për të parkuar apo kjo do të jete një shpenzim ekstra? Për më tepër, nëse ka parkim të disponueshëm, a do të përshtatet automjeti juaj?

Magazina

Në varësi se sa kreativ mund te jeni me organizimin, gjithmone siguroheni që ka hapësirë të mjaftueshme për të ruajtur gjërat tuaja që shtëpia të mos duket e rrëmujshme.

Duket perfekte, por a mungon diçka?

Një shtëpi e rregullt dhe e pastër ndonjëherë mund tju bëjë të mendoni se kjo pronë është perfekte duke i’u bërë të anashkaloni element të rëndësishëm që mund të fshihen pas tyre. Mos lejoni që dekori profesional dhe aromërat neutralizuese të largojnë vëmendjen tuaj nga gjërat që kanë rëndësi.

Vlerësoni kuzhinat dhe tualetet

Kuzhina dhe tualeti janë dy nga dhomat më të kushtueshme në një shtëpi. Sigurohuni që t’i kushtoni vëmendje të veçantë këtyre dhomave për të shmangur mundesine nga riparimet e padëshiruara pas blerjes së shtëpisë. Një inspektim nga një profesionist do t’ju ndihmojë t’ju këshillojë për ndonjë çështje të mundshme, por do te ishte ideale t’i kushtoni vëmendje këtyre gjërave qe në fazat fillestare. Mos harroni të mbani një listë me detaje për secilën shtëpi që shikoni në mënyrë që të mos ti harroni ditë, ose javë më vonë!

Për një orientim më të saktë dhe për informacione më të plota mbi një prone,në cdo rast do të këshillonim ti drejtoheshit një agjencie ose një konsulenti imobiliare.
Stafi I RE/MAX Vizion do të ishte gjithmonë në dispozicionin tuaj për tju dhënë infomacionet më të sakta dhe për tju orientuar drejt vendimit më të duhur për investimin tuaj!

Jemi vetëm një telefonatë larg për të marrë konsulencen e duhur!

Leave a Reply