JE BLERES? Shmang këto 5 gabime të mundshme në lidhje me paratë. - RE/MAX Vizion

JE BLERES? Shmang këto 5 gabime të mundshme në lidhje me paratë.

Gjetja e shtëpisë së duhur është vetëm hapi I parë; shqyrtoni me vëmnendje të ardhurat dhe shpenzimet tuaja, dhe shmangni këto gabime për ta  bërë eksperiencën tuaj në blerje sa me të lehtë të mundshme.

1. Ju nuk keni cash të mjaftueshëm

Pavarsisht se ju mund të blini nëpërmjet financimit nga banka, ju e dini më së miri se një pjesë të vlerës do të duhet ta keni cash, por do tju duhet cash edhe për kostot e mbylljes së transaksionit, si noteri, hipoteka, dhe kostot e siguracionit. Ndaj, filloni të kurseni para se të filloni të shikoni për një pronë, që të keni cash-in e duhur kur të vijë koha e duhur.

2. Kujdes me blerjet e panevojshme

Pasi të keni marrë një aprovim nga banka për finacnimin duhet të hiqni dorë nga blerjet emocionale .Mos harro! Ti ke kyrsyer shumë për të blerë një pronë, është moment të hiqni dorë nga blerjet emocionale dhe jo të nevojshme duke perfshirë edhe atë divanin modern të markës së shtrenjt që ju ka mbetur fiksim.

3. Ju paguani të tjerët në fillim

Pasi keni paguar cdo gjë – duke filluar me utilitetet, kafen, veshjet, dreka – mund të mos mbetet mjaftueshëm për të kursyer. Vini në prioritet kursimin dhe ndani vec menjëherë atë që doni të kurseni pa filluar shpenzimet.

4. Vendonsi ju për vlerën që doni të shpenzoni

Bankat bazohen në fakte: Pagat, shpenzimet dhe cash-in. ata nuk marrin në konsideratë kostot e dëshirave tuaja, si mobilimi apo rinovimi. Ndaj, vendosni ju sesa duhet të shpenzoni cdo muaj. Nëse banka ju ofron më teper financim, ju skeni pse ta pranoni!

5. Mos ndryshoni punën

Të gjithë mund të kenë një nevojë për të bërë një ndryshim në karrierë, por koha është gjithcka. Banka kërkon një stabilitet financiarë, ndaj momenti më I keq për ta bërë këtë lëvizje është moment kur ju jeni duke aplikuar për një kredi. Qëndroni në të njëjtën kompani për të paktën gjashtë muaj para se të aplikoni për një kredi.

Nëse doni ti evitoni këto gabime?

Telefnoni agjentin tuaj të RE/MAX për të kursyer kohen, parat dhe telashet!

+355 67 405 0133

Leave a Reply