Blog - RE/MAX Vizion

Category

Blog

Cilat rimodelime i shtojnë më shumë vlerë një shtëpie?

Shumë njerëz që po mendojnë të bëjnë rinovime ose riparime në shtëpinë e tyre pyesin veten nëse është më mirë ta shesin atë për një çmim më të ulët në vend që të bëjnë riparimet e duhura. Kur një shtëpi ka nevojë për riparime ose përditësime, vlera e saj ulet me shumë më tepër sesa...
Read More

Masat e sigurisë në shtëpi që të gjithë fëmijët duhen të dinë!

Ka shumë gjëra që mund të bëni për t’u siguruar që shtëpia juaj të jetë një vend i sigurt për fëmijët tuaj. Është e pamundur që ti ruani fëmijët tuaj 24/7, kështu që për t’i mbajtur ata të sigurt, ju duhet t’i informoni për të gjitha rreziqet e mundshme dhe si të përballojnë situata të...
Read More

JE BLERES? Shmang këto 5 gabime të mundshme në lidhje me paratë.

Gjetja e shtëpisë së duhur është vetëm hapi I parë; shqyrtoni me vëmnendje të ardhurat dhe shpenzimet tuaja, dhe shmangni këto gabime për ta  bërë eksperiencën tuaj në blerje sa me të lehtë të mundshme. 1. Ju nuk keni cash të mjaftueshëm Pavarsisht se ju mund të blini nëpërmjet financimit nga banka, ju e dini...
Read More

SA E VESHTIRE ESHTE TE SHESESH NJE PRONE TE DHENE ME QIRA?

Ka gjithmonë dy anë në procesin e shit-blerjes. Nëse ju jeni duke blerë, dikush tjetër është duke shitur. Procesi I blerjes dhe shitjes së pasurisë mund të jetë një proces stresues dhe ndonjëherë i mundimshëm. Fatmirsisht, konsulenti juaj imobiliar mund ta menaxhojë më së miri këtë situatë që shpesh-herë është delikate. Një kontratë qiraje nuk ka pse të perfundojë thjesht sepse pronari vendos të shesë apartamenin.   Në fakt, një pronë e dhënë me qira është investim i mirë edhe për blerësit të cilët nuk e blejnë pronën për banim por për investim. Me investim do të kuptojmë, pronën e blerë me qëllim për ta dhëne për qira dhe për të vjelë të ardhura cdo muaj.  Nëse jeni ju blerësi investitor, ju mund të vazhdoni ta lini me qira apartament me qiramarrësin aktual, duke e bërë kështu investimin tuaj menjehërë fitimprurës. Nëse pronari i ri i kësaj pronë vendos të mos e japë më me qira, atëherë ai duhet të respektojë periudhën e njoftimit të qiramarrësit për largimin nga prona sipas afatit te përcaktuar në kontratë, ose nëse nuk ka një afat në tëcilin qiramarrësi duhet ta lirojë pronën, atëherë blerësi i ri duhët të respektojë afatin deri në përfundimin e kontratës së qirasë.  Pavarsisht se në cilën anë të marrëveshjes jeni, ka disa gjëra që duhet të merren parasysh kur blihet ose shitet një pronë që është e dhënë me qira.  Nëse jeni Shitësi duhet të merrni parasysh këto gjëra: Qiramarrësit duhet të vihen në djeni që prona ka dalë në shitje përpara se të dërgoni blerës të mundshëm për ta parë. Shoqërimi në pronë i blerësve potencial do të përbënte problem për qirramarrësit aktual. Ata duhet të njoftohen të paktën 24 orë para, për vizitën në pronë me një blerës. Prezantimi I shtëpisë tek klientët blerës mund të krijojë shqetësim për qiramarrësit gjatë kësaj kohe.Jini të gatshëm për qiramarrësit potencial, të cilët kërkojnë të negociojnë uljen e qirasë ose kostot e mirëmbajtjes së pronës gjatë kësaj kohe. Nëse jeni Blerësi duhet të merrni parasysh këto gjera: Si një investitor sigurohuni që prona është e dhëne për qira në një vlerë të leverdisshme për ju, krahasuar me vlerën e blerjes. Flisni me konsuletin imobiliar dhe i kërkoni atij tju informojë mbi detajet e kontratës (të drejtat dhe detyrimet e palëve) aktuale që shitësi dhe qiramarrësi kanë firmosur sëbashku.Kërkoni të dini kohëzgjatjen e kontratës së qirasë dhe nëse ka penalitete të përcaktuara në rast ndërprerje të kontratës së qirasë.Sigurohuni nëse mobilimi dhe investimi I brendshëm është I qiradhënesit apo...
Read More