Masat e sigurisë në shtëpi që të gjithë fëmijët duhen të dinë! - RE/MAX Vizion

Masat e sigurisë në shtëpi që të gjithë fëmijët duhen të dinë!

Ka shumë gjëra që mund të bëni për t’u siguruar që shtëpia juaj të jetë një vend i sigurt për fëmijët tuaj. Është e pamundur që ti ruani fëmijët tuaj 24/7, kështu që për t’i mbajtur ata të sigurt, ju duhet t’i informoni për të gjitha rreziqet e mundshme dhe si të përballojnë situata të ndryshme me përgjegjësi. Për t’ju ndihmuar për të mbajtur fëmijët tuaj të sigurt, ne kemi krijuar një listë me masa sigurie që fëmijët tuaj duhen të dinë.

 

1. Kujdes me mobiljet e rënda 

Është e rëndesishme të mësoni fëmijëve tuaj se ngjitja mbi mobilje mund të jetë shumë e rrezikshme për ta. Ata duhet të kuptojnë se dhe pse nuk jeni pranë për t’i qortuar, rregullat janë atje për t’i mbajtur ata të sigurt dhe për këtë arsye nuk duhen thyer.

 

2.Të dish ushqimet ndaj të cilave kanë alergji

Nëse fëmijët tuaj janë alergjikë ndaj disa ushqimeve, ata duhet të kuptojnë rreziqet e tyre dhe sesi këto ushqime mund të ndikojnë tek shëndeti i tyre.  Gjithashtu, këshillojmë t’i udhëzoni që ata të pranojnë ushqim vetëm nga njerëz që i njohin, siç janë prindërit, mësuesit apo dadoja e tyre.

 

3.Mbani ilaçet larg tyre

Fëmijët duhen të dinë që nuk mund të prekin asnjë lloj ilaci nëse ju nuk jeni pranë tyre.  Është mirë që ilaçet në shtëpinë tuaj të qëndrojnë në një sirtar apo dollap me çelës larg prej tyre. Nëse janë disa ilaçe që fëmijet tuaj duhen të pinë dhe në mosprezencën tuaj, është më mirë që të nxirni vetëm ilacet përkatëse dhe t’i lini një shënim fëmijëve tuaj se kur duhet t’i pinë.

4.Të bllokoni dyert e jashtme

Fëmijët duhen të dinë se si të hapin apo kyçin një derë. Ata duhet të kuptojnë se si funksionon kyçi i derës, në mënyrë që të hapin derën në rastin e një emergjence.  Gjithashtu, ata duhen të dinë që dera kryesore e shtëpisë duhet të rrijë gjithmonë e mbyllur, për t’i mbajtur ata të sigurt. Nëse bie zilja e derës, fëmijët duhet të lajmërojnë një të rritur dhe asnjëherë mos ta hapin vetë atë.

5.Sistemi i alarmit

Përveç faktit që blerësit e shtëpive do të paguajnë më shumë për një pronë nëse ajo ka një sistem alarmi më të avancuar, instalimi i tij do të ndihmojë gjithashtu në mbajtjen e familjes tuaj të sigurt. Pasi të jetë instaluar, do t’ju duhet ti mësoni fëmijëve tuaj se si ta përdorin sistemin, si dhe cfarë duhet të bëjnë nëse alarmi bie kur ata janë në shtëpi.

6.Ti mësoni një plan ruajtje dhe shpëtimi

Edhe pse shpesh anashkalohet, të kesh një plan shpëtimi në rast rreziku nga flakët ose fenomeneve të ndryshme natyrore në rast urgjence është thelbësore. Për këtë, një zonë e shtëpisë duhet të caktohet si pika qendrore e takimit dhe fëmijët tuaj duhet të njohin rrugën më të sigurt jashtë shtëpisë në rast urgjence.

7.Me kë të kontaktoni në rast urgjence

Një listë me të gjitha kontaktet e urgjencës duhet të vendoset në një vend të dukshëm, sic mund të jetë dera e frigoriferit. Këta numra urgjence duhet të përfshijnë numrin e policisë, urgjencës, zjarrëfikëses, mjekut të familjes, prindërit dhe një mik apo të afërm të besuar të familjes. Idealisht, të gjithë fëmijët në shtëpi, pavarësisht moshës duhen të dinë emër mbiemër të tyre, të prindërve dhe mundësisht një adresë shtëpie.

8.Investoni në një “shtëpi miqësore” për fëmijët tuaj

Pavarsisht se mund të blini një shtëpi të re në një vend më të sigurt, krijimi i një ambienti të sigurt për fëmijët tuaj është padyshim përparësia juaj kryesore. Nëse i keni provuar të gjitha pikat e sipërpërmendura, por ende mendoni se shtëpia juaj është e pasigurt, atëherë ju duhet të kontaktoni me një profesionist të pasurive të paluajtshme i cili do të jetë në gjendjë t’ju gjejë një shtëpi më miqësore për fëmijët tuaj për të qenë dhe ju më të qetë dhe të sigurt.

Leave a Reply