Cilat rimodelime i shtojnë më shumë vlerë një shtëpie? - RE/MAX Vizion

Cilat rimodelime i shtojnë më shumë vlerë një shtëpie?

Shumë njerëz që po mendojnë të bëjnë rinovime ose riparime në shtëpinë e tyre pyesin veten nëse është më mirë ta shesin atë për një çmim më të ulët në vend që të bëjnë riparimet e duhura. Kur një shtëpi ka nevojë për riparime ose përditësime, vlera e saj ulet me shumë më tepër sesa vetë riparimet për të cilat ajo ka nevojë.

Por cilat janë gjërat më të rëndësishme për t’u rregulluar fillimisht?

Kur shet një shtëpi, gjërat më të rëndësishme që duhet të keni në gjendje pune janë sistemet kryesore pasi nëse çatia, energjia elektrike, hidraulika është në gjendje të keqe ose themeli ka probleme të mëdha, shumica e blerësve nuk do të duan as ta shohin shtëpinë tuaj.
Një agjent i mirë imobiliar mund t’ju informojë se çfarë problematikash konkrete të shtëpisë mund të shkaktojnë probleme të mëtejshme në të gjithë procesin e shit-blerjes së pronës.

Cilat janë disa përmirësime të tjera që mund të bëni në shtëpinë tuaj?

Shpesh thuhet se kuzhinat dhe tualetet e shesin shtëpinë, dhe kjo zakonisht është e saktë. Blerësit kujdesen për kuzhinat dhe tualetet sepse ato janë përgjithësisht më të shtrenjtat për t’u rimodeluar dhe pjesa më interesante e një shtëpie.

 

 

Lyerja dhe dyshemeja
Ne i konsiderojmë lyerjen dhe dyshemenë si numri 1 sepse ato japin ndjesinë e mirëfilltë të shtëpisë. Lyerja dhe dyshemeja janë gjithashtu disa nga riparimet më të lehta për t’u bërë dhe mund të jenë shumë të përballueshme nëse bëhen siç duhet. Ne gjithmonë sugjerojmë ngjyra neutrale në të dyja rastet pasi ato janë ngjyrat që do t’u pëlqejnë shumicës së njerëzve që po kërkojnë të blejnë një shtëpi.

Kuzhina
Kuzhina është gjëja e parë që shumë blerës marrin parasysh kur blejnë një shtëpi. Sa hapësirë ka? Sa funksionale është? Sa e përditësuar është? Një kuzhinë e re mund ti shtojë një vlerë të konsiderueshme çmimit të një shtëpie/ apartamenti në varësi të asaj se sa e vjetëruar ishte kuzhina e vjetër.

Tualeti
Tualeti është një tjetër zonë e shtëpisë që mund të shtojë shumë vlerë por edhe të kushtojë shumë para! Tualetet e rimodeluara do t’i shtojnë vlerë pronës suaj, por si me kuzhinat, nëse tualeti është në gjendje të mirë, nuk keni nevojë që të bëni rimodelime në vlera të konsiderueshme pa qënë e nevojshme.

Pajisjet
Llampat e dritës, dorezat e dyerve dhe madje edhe pajisjet hidraulike mund të shtojnë vlerë gjithashtu. Pajisjet e ndriçimit dhe detaje të tjera bëjnë një ndryshim të madh në paraqitjen vizuale të një shtëpie dhe mund të shtojnë shumë vlerë pa shumë shpenzime. Pajisjet e reja mund ta bëjnë shtëpinë të shitet shumë më shpejt se sa kishit menduar.

 

 

 Dritaret dhe Dyert
Dritaret dhe dyert mund t’i shtojnë vlerë shtëpive, por është e vështirë të thuhet se sa. Nëse ato janë të vjetruara, ato mund të ulin vlerën dhe ta bëjnë pronën të vështirë për t’u shitur. Shumica e blerësve presin që një shtëpi të ketë dritare dhe dyer më të reja por nëse janë të vjetra mund të dëmtojnë pamjen e një shtëpie.

 

Konkluzioni

Kryerja e riparimeve është zakonisht një ide e mirë kur shet një shtëpi por se cilat riparime do të bëhen mund të jetë e ndërlikuar për t’u kuptuar. Gjithashtu duhet të keni kujdes se sa shpenzoni për riparimet dhe cilët kontraktorë përdorni kur bëni riparimet. Një agjent imobiliar mund t’ju ndihmojë me këtë proces, veçanërisht nëse po mendoni ta shisni pronën sa më shpejt pasi ata e dinë mire se cilat riparime sjellin më shumë vlerë por gjithashtu kanë kontakte edhe me kontraktorë të ndryshëm të cilët mund t’ju ndihmojnë të merrni vendimet e duhura.

Leave a Reply