admin - RE/MAX Vizion

By

admin

Intervistë me Agjenten tonë Griselda Ferhati

Griselda Ferhati është një nga Agjentet e para që i është bashkuar stafit të RE/MAX Vizion që prej momentit të hapjes së zyrës. Vjen nga një eksperiencë në fushën e marketimit dhe shitjes. Tashmë me një eksperiencë 2-vjecare, mund të themi me bindje që Griselda është përshtatur më së miri në këtë industri. Kush ju...
Read More

SI TË BËNI ZGJEDHJEN E PRONËS IDEALE

Blerja e shtëpisë, duke qënë një nga investimet më të rëndësishme që një familje bën, është një proces kryesisht emocional, pavarsisht se vlera e përfshirë në këtë investim është i madh. Sidoqoftë, para se të filloni kërkimin për një pronë, është shumë e rëndësishme është që të përcaktoni se çfarë është ajo që nevojitet në...
Read More

A janë në të vërtetë, komisionet e  Agjentëve Imobiliar shumë të larta?

Kur zgjidhni një doktor për të bërë një kirurgji në zemër, cilat janë kriteret që shihni para se të bëni zgjedhjen e kirurgut te duhur? Po nëse doktori më i lirë të shpjegon se arsyeja që ka cmim të përballueshëm është se shumicën e procedurës duhet ta bëni vetë. Ata do të japin të gjitha mjetet e punës, si dhe një video tutorial, por do të duhet ta bëni ju vetë ndërhyjen kirurgjikale në zemër. Do ta bënit?  Ndërkohë që shitja e shtëpisë tuaj nuk është një proces që të rrezikon jetën, mbetet një prej vendimeve...
Read More

Konsulentja  numër 1 te Top 10 Agents për 6 mujorin e parë të vitit 2019

Elona Dushku, vjen nga një eksperiencë e mëparshme në fushën e drejtësisë, avokatisë, përmbarimit dhe noterisë. Elona Dushku i është bashkuar RE/MAX Vizion që prej fillimit të hapjes së zyrës, duke qënë kështu agjentja e parë e zyrës. Me një eksperiencë 2 vjecare në këtë industri, mund të themi me bindje që Elona është një prej konsulenteve më të mira të real estate në Shqipëri.  E renditur si konsulentja numër 1 te Top 10 Agents për 6 mujorin e parë të vitit 2019.  Kemi pasur mundësinë nga koha e saj impenjative, të bëjmë disa pyetje lidhur me eksperiencën e saj në këtë industri 1.Kush ju shtyu të jeni pjesë e real estate? Miq që e bënin këtë punë, ma sygjeruan që do gjendesha mirë me karakterin që kam. 2.Pse RE/MAX Vizion? Para se të bëhesha pjesë e kësaj industrie bëra kërkimet e mia mbi real estate në Shqipëri. Mendova dhe veprova. Nëse do të kisha sukses dhe të jepja nga vetja më duhej një këshilluese e mirë që kishte dhe jepte eksperiencën e saj në këtë industri. 3.Pse ju pëlqen kjo industri?...
Read More

A I SHTON VLERE PISHINA, NJE PRONE?

Si do të ishte më mirë? Të kesh një shtëpi me një pishinë apo të kesh një mik të mire i cili e ka shtepinë me pishinë?  Kjo është pyetja që cdo pronar shtëpie i bën vetes në ditë të nxehta vere. Më poshtë po ju parashtrojmë disa fakte të cilat duhet ti konsideroni. A i shton vlerë pishina, një prone? Pishinat kërkojnë shumë kohë dhe para për t’u mirëmbajtur, kështu që ato nuk do ti shtojnë vlerë shtëpisë tuaj derisa përfitimet e të pasurit të një pishine  tejkalojnë kostot e mirëmbajtjes së saj. Nëse po mendoni të vendosni një të tillë, ose nëse po shisni një shtëpi me pishinë, duhet të merrni parasysh nëse: Të gjithë fqinjët tuaj kanë pishina; Pra, mbase nuk do të shtojë domosdoshmërisht vlerë në këtë rast, por do t’ju vendosë në të njëjtin nivel si fqinjët tuaj, të cilët gjithashtu mund të përpiqen të shesin shtëpinë e tyre.Nëse shtëpia juaj do të kishte një pishinë të brëndshme– kjo do ti shtonte patjetër vlerë pasi do të ishte mundësia që ta përdorni gjatë gjithë vitit.Vetëm nëse keni një oborr  mjaft të madh përndryshe nëse i gjithë oborri juaj i shtëpisë zihet nga nje pishinë kjo do të thotë që blerësi  i mundshëm nuk mund ta përdorë atë hapësirë për asgjë tjetër dhe kjo do të përbente një pengesë të madhe. Siç thamë, pishinat kërkojnë shumë kohë dhe para për tu mirëmbajtur. Plus ka edhe gjëra të tjera për të cilat duhet të mendoni, prandaj sigurohuni që të keni parasysh: Në një shtëpi me pishinë, siguria është një element shumë i rëndësishëm për t’u konsideruar sidomos nëse blerësi do të ketë fëmijë apo edhe kafshë shtëpiake. Prandaj do ti shtonin vlerë elementet e meposhtem si; Një gardhNjë mbulesë pishine ose tendëNjë alarm pishine (sistem sigurie) Siguria nuk ka të bëjë vetëm me sigurimin e pishinës tuaj. Nëse dëshironi  të zotëroni një pishinë, do te ishte një ide e mirë të bëni një kurs për ndihmën e shpejtë, kështu që të mund të trajtoni çdo situatë emergjente që mund t’ju ndodhë. Nëse keni fëmijë të vegjël, gjithashtu do të dëshironi të siguroheni që ata të kenë disa aftësi noti për mbijetesë, në rast se ndodh që ato të bien në pishinë Të bëni një sigurim ekstra do të ishte një zgjedhje shumë e mirë, por kjo sdo të thotë që ju të mos merrni masa paraprake pasi në këtë formë sigurimi nuk...
Read More

SA E VESHTIRE ESHTE TE SHESESH NJE PRONE TE DHENE ME QIRA?

Ka gjithmonë dy anë në procesin e shit-blerjes. Nëse ju jeni duke blerë, dikush tjetër është duke shitur. Procesi I blerjes dhe shitjes së pasurisë mund të jetë një proces stresues dhe ndonjëherë i mundimshëm. Fatmirsisht, konsulenti juaj imobiliar mund ta menaxhojë më së miri këtë situatë që shpesh-herë është delikate. Një kontratë qiraje nuk ka pse të perfundojë thjesht sepse pronari vendos të shesë apartamenin.   Në fakt, një pronë e dhënë me qira është investim i mirë edhe për blerësit të cilët nuk e blejnë pronën për banim por për investim. Me investim do të kuptojmë, pronën e blerë me qëllim për ta dhëne për qira dhe për të vjelë të ardhura cdo muaj.  Nëse jeni ju blerësi investitor, ju mund të vazhdoni ta lini me qira apartament me qiramarrësin aktual, duke e bërë kështu investimin tuaj menjehërë fitimprurës. Nëse pronari i ri i kësaj pronë vendos të mos e japë më me qira, atëherë ai duhet të respektojë periudhën e njoftimit të qiramarrësit për largimin nga prona sipas afatit te përcaktuar në kontratë, ose nëse nuk ka një afat në tëcilin qiramarrësi duhet ta lirojë pronën, atëherë blerësi i ri duhët të respektojë afatin deri në përfundimin e kontratës së qirasë.  Pavarsisht se në cilën anë të marrëveshjes jeni, ka disa gjëra që duhet të merren parasysh kur blihet ose shitet një pronë që është e dhënë me qira.  Nëse jeni Shitësi duhet të merrni parasysh këto gjëra: Qiramarrësit duhet të vihen në djeni që prona ka dalë në shitje përpara se të dërgoni blerës të mundshëm për ta parë. Shoqërimi në pronë i blerësve potencial do të përbënte problem për qirramarrësit aktual. Ata duhet të njoftohen të paktën 24 orë para, për vizitën në pronë me një blerës. Prezantimi I shtëpisë tek klientët blerës mund të krijojë shqetësim për qiramarrësit gjatë kësaj kohe.Jini të gatshëm për qiramarrësit potencial, të cilët kërkojnë të negociojnë uljen e qirasë ose kostot e mirëmbajtjes së pronës gjatë kësaj kohe. Nëse jeni Blerësi duhet të merrni parasysh këto gjera: Si një investitor sigurohuni që prona është e dhëne për qira në një vlerë të leverdisshme për ju, krahasuar me vlerën e blerjes. Flisni me konsuletin imobiliar dhe i kërkoni atij tju informojë mbi detajet e kontratës (të drejtat dhe detyrimet e palëve) aktuale që shitësi dhe qiramarrësi kanë firmosur sëbashku.Kërkoni të dini kohëzgjatjen e kontratës së qirasë dhe nëse ka penalitete të përcaktuara në rast ndërprerje të kontratës së qirasë.Sigurohuni nëse mobilimi dhe investimi I brendshëm është I qiradhënesit apo...
Read More

Sa influence kane femijet ne vendimin per te blere nje shtepi?

Nuk eshte e veshtire per tu kuptuar pse prinderit ndikohen nga nevojat e femijeve per te marre vendimin per blerje e nje prone apo nje tjetre. Por, saktesisht sa influence kane femijet ne vendimin e blerjes se nje prone? Sa influence i’u lejohet te kene?  Si femijet influencojne zgjedhjet tona! Studime globale tregojne, se prinderit e ketij shekulli jane duke i dhene shume rendesi edhe mendimit te femijeve kur vjen puna per te bere nje blerje prone.  Nje sondazh i koheve te fundit, i mbajtur ne Shtetet e Bashkuara tregon se 55% e pronareve te shtepive nen moshen mbi 35, me femije nen 18 vjec thone se opinioni i femijeve te tyre per blerjen e apartamentit ka pasur nje rol te rendesishem ne vendimarrje. Nderkohe qe, per prinderit e ketij shekulli, influenca e femijeve arrin deri ne 75%. Duke pare me gjere, nje studim i mbajtur nga Research Leap ne vitin 2015 tregon se shumica e prinderve vendosin femijet si epiqendren e vendimarrjes. Sipas studimit, ajo cka duan femijet eshte kriteri me I rendesishem kur prinderit jane duke vendosur se cfare apartamenti do te blejne. ...
Read More

Festë ne RE/MAX Vizion!

Më datën 11 Shtator 2017, RE/MAX Vizion hapi dyert e saj për herë të parë.  Kjo zyrë imobiliare u hap me vizionin, ashtu sikurse ka edhe emrin, RE/MAX Vizion, për të dhënë shërbimin më të mirë imobiliar në vend dhe për të pasur profesionistet më të mirë në treg. Tashmë, pas 2 viteve, ne besojmë që kemi arritur ta përmbushim qëllimin tonë, dhe që prej datës kur aktiviteti ynë ka filluar,  jemi zgjeruar dhe kemi marrë pranë vetes individ ambicioz, të cilët ndajnë të njejtat vlera dhe qëllime me ne. Ku trajnimi dhe rritja profesionale, janë në fokus.  Tashmë, kemi edhe 2 zyra të tjera RE/MAX Vizion dhe plot 30 konsulent imobiliar me kohë të plot, që I shërbejnë cdo klienti, pa dallim vlere dhe mundësie. Në keto 24...
Read More

4 KESHILLA SI TA SHISNI SHTEPINE ME SHPEJT

Nëse keni për qellim ta shisni shtëpinë sa më shpejt , rinovimi I disa elementeve  ju vjen në ndihmë për këtë! Blerësit tërhiqen nga hapësira që duken si të reja dhe moderne kështu që përmirësimet e vogla mund të bëjnë një diferencë, vecanërisht nëse keni vite të tëra që nuk keni bërë asnjë ndryshim në të.1.Një bojë e re – Nje boje e re, brënda dhe jashtë shtëpisë, mund ta bëjë hapësirën të  shkëlqejë dhe shtëpia do te duket totalisht e re. Shmangni bojën e errët pasi mund të bëjë që shtëpia te duket më e vogël. Per te mos rriskuar, zgjidhni një ngjyrë neutral dhe me tonalitet...
Read More
1 2 3 4